Pol Skolls do të jetë trajneri i ri i Mançester Junajtid U-23.
Ish-mesfushori i “djajve të kuq” tashmë rikthehet nga drejtuesit e klubit në një detyrë të rëndësishme duke u marrë pikërisht me përgatitjen e brezit të ri të skuadrës më të titulluar në Angli.
Sipas mediave ishullore, zyrtarizimi i Skolls në këtë pozicion është thjesht çështje formaliteti.