Philipp Lahm do të luajë të shtunën, ndeshjen e fundit në karrierë. Takimi kundër Freiburg do të jetë i fundit për kapitenin e Bayernit, i cili regjistron 500 prezenca me fanellën e rekordmenëve të Bundesligës.
Sot ai ka qenë pjesë e një konference për shtyp ku ka prekur disa nga temat më të ‘nxehta’ të momentit. “Po vjen fundi! Dita e parë pas daljes në pension? Do çoj djalin tim në çerdhe. Në fakt, atë ditë është edhe ditëlindja e nënës sime.
Shpresoj vetëm që tifozët të më kujtojnë si një futbollist të mirë.
Carlo Ancelotti u mundua shumë për të bindur që të mos tërhiqem. Pothuajse çdo ditë!
Unë jam një tifoz i FC Bayern dhe një tifoz i futbollit. Natyrisht që do të vazhdoj të jem i tillë.
Kimmich? Nuk ka asnjë çështje. Joshua është një profesionist që gjithmonë dëshiron të luajë.
Franck Ribery më tha se do të më blejë një biletë abonimi për sezonin e ardhshëm nëse doja një.
Kam luajtur mbi 300 ndeshje me Thomas Müller. Shpresoj që ai nuk do të lëndohet nga vendimi im”, deklaroi Philipp Lahm.