Edhe pse sezoni që lanë pas nuk ishte aspak i lehtë për Laçin, pasi u diskutua mbijetesa, sezoni i ri i ka bërë që drejtuesit e klubit të medojnë për afrime të reja. Ende nuk ka emra konkrete lojtarësh, por thuhet, se sytë e drejtuesve të klubit laçian janë drejtuar jashtë vendit, duke menduar se vendi ynë nuk ofron asnjë mundësi sipas tyre.
Qëllimi kryesor i klubit është “blindimi” i disa prej lojtarëve kyç të ekipit dhe me pas përforcimi i repartit sulmues, i cili si duket ka vështirësi.
Pritet që ditët në vazhdim, trajneri Stavri Nica të zyrtarizojë emrat e lojtarëve të rinj që do t’i bashkohen ekipit në sezonin e ri.