Pavarësisht se ka në dispozicion dy sulmues të mirë si Dejan Blazevski dhe Michael Ngoo, reparti i mbrojtjes shqetëson sërish teknikun e Tiranës Ardian Mema. Dy qendërmbrojtësit Marvin Turtulli dhe Eni Imami rrezikojnë të humbasin ndeshjen e fundit të fazës së dytë me Flamurtarin, pasi në rast se ndëshkohen me kartona të verdhë në ndeshjen me Laçin, automatikisht humbasin takimin me vlonjatët në shtëpi duke plotësuar numrin e kartonave.
Edhe maqedonasi Dejan Blazevski rrezikon të ndëshkohet. Prandaj në sfidën ndaj Laçit, këta tre lojtarë duhet të tregohen sa më të kujdesshëm dhe të qetë, pasi i nevojiten shumë ekipit.