Skuadra e Laçit po vazhdon aktivitetin e saj në merkato për të përforcuar ekipin dhe së fundmi ata kanë arritur akordin për një goditje mjaft cilësore.
Sipas “sportal.al”, kosovari Faton Toski, që është aktivizuar me Bokumin dhe Eintraktin e Frankfurtit në Gjermani, është futbollisti më i ri i kurbinasve.
29-vjeçari luan si mesfushor qendre dhe mesfushor i majtë. Ai pritet të jetë një nga afrimet më cilësore për ekipin e Marçelo Troisit.