Ndeshja e sotme midis Laçit dhe Anorthosis pritet të jetë shumë e luftuar pasi të dyja skuadrat vijnë me shanse të barabarta për kualifikim në raundin e dytë eliminator të Europa LEAGUE.
Edhe pse formacioni zyrtar i kurbinasve nuk është zbuluar ende, trajneri Besnik Prenga me shumë mundësi do të hedhë të njëjtin formacion të takimit të parë në Qipro. Këtë informacion e ka theksuar dhe faqja sportive qipriote “protathlima”.
Formacioni pritet të jetë ky: Selmani, Hoxhallarim, Shtubina, Sefgjini, Gjoni, Lushkja, Hadroj, Jonuzi, Uzuni,Kendes dhe Eller.
Mbrojtësi Abdurrahman Fangaj pritet të jetë i gatshëm për takimin e sotëm duke lënë pas dëmtimin.