Artan Mërgjyshi në një prononcim për Supersport pas ndeshjes është shprehur se Laçi në pjesën e parë e ka respektuar më shumë seç duhet Skënderbeun, por në pjesën e dytë episode të caktuara ndryshuan ndeshjen.
“Më vjen keq, sepse pjesën e dytë e nisëm mirë, guxuam diçka më shumë, pastaj rrodhën ngjarejt në favorin tonë, por episodet ndryshuan ndeshjen. Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë shumë e mirë, me ritëm. Skënderbeu mbetet një skuadër me eksperiencë që di të menaxhojë situatën. Jam i kënaqur me skuadrën. Merkato vazhdon deri në fund, por neve na vjen shumë keq që ai do të shkojë, por ne do të marrim masa nëse ai largohet”.