Laçi do të përballet ditën e mërkurë me Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Para këtij takimi, për kurbinasit ka ardhur një lajm i madh, teksa do të rikthehet në ekip, portieri Gentian Selmani.
Lojtari është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për rreth një muaj dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Mezani.
Takimi mes Kukësit dhe Laçit do të luhet ditën e mërkurë, në orën 15:30, në “Zeqir Ymeri”, ndërkohë që ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0.