Ish-lojtari i Flamurtarit Goran Siljanovski është dëmtuar me ekipin e ri të Rabotniçkit. Mbrojtësi i dajthtë maqedonas reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook duke dhënë mesazhin se nuk dorëzohet.
“Mos e lejo dëmtimin të bëhet faktori kryesor i asaj çfarë ti je dhe je në gjendje të bësh. Përpiqu të mësosh prej tij dhe do të jeni më mirë kur të riktheheni aty ku ishit”.
Maqedonasi u largua nga Flamurtari në mes të sezonit pasi klubi vlonjat vonoi prej një kohe të gjatë pagesat e lojtarëve. Ai e ankimoi çështjen në FIFA dhe në fund vendosi të kthehej në atdhe te ish-ekipi i tij Rabotniçki.