Blerim Xhemajli është padyshim një burrë me fat.
Prej dy vitesh futbollisti shqiptar, i cili prej kohësh luan për kombëtaren e Zvicrës është i martuar me bukuroshen Erjona Sulejmani.
Herë pas here Erjona ka qenë në fokus të mediave për shkak të elegancës dhe bukurisë së saj, ndërsa këtë herë vjen më seksi se asnjëherë tjetër.
Ajo ka pozuar me rroba banjo bashkë me futbollistin e njohur në një jaht superluksoz, teksa celebrojnë dy-vjetorin e martesës.
Por, një detaj interesant ra në sy të të gjithëve teksa shikojmë galerinë e fotove të publikuara në këtë ditë. Erjona ka ndërruar dy herë rrobat e banjos, me të cilat shfaqet shumë sexy dhe me forma shumë “hot”.
Gjatë këtij seti nuk kanë munguar edhe puthjet e nxehta mes çiftit shqiptar.