Sot ishte parashikuar që në Kukës të luhej një takim i vlefshëm për Kategorinë e Dytë të futbollit tonë mes Kukësit B dhe Adës. Kushtet e vështira atmosferike në qytetin verilindor kanë bërë që ky takim të shtyhet pasi bora e rënë në Kukës ka mbuluar tërësisht terrenin e stadiumit “Zeqir Ymeri”, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Kukësit, që shkruan:”Ndeshja e planifikuar të luhej sot midis Kukësit B dhe Adës, nuk do të zhvillohet, për shkak të kushteve atmosferike dhe motit të acartë. Në bashkëpunim me FSHF-në, ndeshja do të luhet në nje ditë tjetër”