Presidenti francez Emmanuel Macron ka rrëfyer për pasionin e tij për futbollin në rini.
Kreu i Francës dha intervistë për kanalin francez TF1.
“Luaja si mbrojtës i majtë. Isha i prapë megjithëse jo me shumë talent. Në fushë isha lojtar që nuk i lejoja kundërshtarët të më kalonin dhe i motivoja shokët e ekipit”, flet Macron për lidhjen e tij me futbollin.
Presidenti 40-vjeçar ftoi në drekën zyrtare presidenciale ekipin përfaqësues të Francës për t’i përcjellë në Kupën e Botës në Rusi. Ritualin e ka nisur ish-presidenti Jacque Chirac në 1998 kur Botërori zhvillohej në tokën franceze. Kjo i dha atij popullaritet gjatë 12 viteve të presidencës.
Ndër të tjera presidenti dhe kreu i forcës politike “La Republique En Marche” i premtoi ekipit përfaqësues se nëse arrijnë në gjysmfinale, ai do t’i ndjek personalisht në stadium.