Panathinaikosi po bën çudira këtë kampionat në Greqi. Edhe pse nuk nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e njohur greke, atje ku aktivizohet edhe Ergys Kaçe, pasi ishin -6 pikë dënim nga Federata Greke e Futbollit.Derisa trajnerit Donis i lind një ide brilante, t’i besojë vetëm futbollistëve të rinjë.
Deri në këto momente ata ja kanë dalë, duke i fituar të gjitha ndeshjet që kanë pasur në kampionat. Mediat greke do të shpreheshin se këta janë fëmijët e tmerrshëm të trajnerit, ndërsa këtë etiketim, do ia vendoste lojtarëve edhe vetë tekniku Donis. Ergys Kaçe ësëhtë një nga lojtarët më të mirë të ekipit helen. Mesfusha e Panathinaikos shkëlqen dhe kjo për meritë të Kaçes.