Skuadra e Shkëndijës ka bërë deri më tani një sezon të mrekullueshëm. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani janë pranë titullit kampion.
Nisur nga ky fakt, klubi i Shkëndijës ka publikuar në kanalin zyrtar ndeshjet e mbetura si dhe pikët e grumbulluara deri më tani. Siç duket, numërimi mbrapsh për kuqezinjtë ka nisur.
“10 ndeshje deri në fund. 10 pikë para vendit të dytë”, shkruhet në kanalin zyrtar të klubit të Shkëndijës së Tetovës.