19-vjeçarët e Shqipërisë kanë fituar sot përballjen miqësore me kundërshtarët e Rumanisë. Ekipi i drejtuar nga Erion Bogdani fitoi minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj rivalëve nga Karpatet në takimin e luajtur pasditen e sotme.
Rezultati vjen si një formë ngushëllimi për tifozët kuqezi pas shpëfytyrimit të Kombëtares së madhe ndaj Skocisë dje në “Loro Boriçi” 4-0.