UEFA ka përcaktuar dje, gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Spanjë.
Arbitri kryesor do të jetë holandezi, Bas Nijhuis, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rob van de Ven dhe Carls Shap.
38-vjeçari Bas Nijhuis e ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2007. E veçanta është se profesioni i tij i parë është ai i furrtarit, ndërsa administron një dyqan me prodhimi brumi në Enshede, që ndodhet në provincën e Orerisjel, Tuente. Ai ka nisur të arbitrojë që në moshën 15-vjeçare duke ndjekur hapat e të atit të tij, ish-gjyqtar në Holandë.