Sfida midis Napolit dhe Atalantës e vlefshme për javën e 33-ë të kampionatit italian mund të mos ketë protagonistë asnjë futbollist të kombëtares sonë. Teknikët Ancelotti dhe Gasperini po mendojnë ta nisin takimin e sotëm pa lojtarët kuqezinj.
Marrëdhënia e Elseid Hysajt me Napolin sa vjen dhe po ndërlikohet më tepër. Pas sfidës me Arsenalin, ku u eliminuan nga Europa League, ka gjasa që dhe sot kapiteni i dytë i Shqipërisë të ndjekë takimin e rëndësishëm nga stoli. Nga ana tjetër, Gasperini planifikon t’i japë tjetër shans gardianit Gollini dhe të lërë sërish pushim. Por, ajo që habit më tepër, është se qendërmbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, titullar i padiskutueshëm këtë sezon mund të ngrohë sërish stolin.
Megjithatë, vendimi përfundimitar do të merret një orë para nisjes së sfidës, e cila luhet në orën 19:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.