Sot, janë luajtur ndeshjet e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Të gjitha sfidat kanë startuar në orën 13:30, ndërsa më poshtë mund të njiheni me rezultatet e sfidave. Skënderbeu është kualifikuar më tej teksa ka mposhtur sot ekipin e Besëlidhjes.
Gjithashtu edhe Luftëtari, Partizani, Kamza, Kukësi, Laçi dhe Teuta janë kualifikuar më tutje. Sot ka fituar edhe Flamurtari, por falë triumfit 2-0 të Tiranës në sfidën e parë, janë bardheblutë që kanë shkuar më tej.
REZULTATET:
Skënderbeu – Besëlidhja 3-0 (Vangjeli 57′, Abazi 72′, Krasniqi 84′)
Luftëtari – Egnatia 0-0
Partizani – Kastrioti 3-0 (Hebaj 34′, Mensah 60′, Cinari 64′)
Kamza – Vllaznia 1-0 (Bitri 63′)
Kukësi – Apolonia 1-0 (Shkurtaj 29′, Et’hemi)
Laçi – Bylis 3-0 (Shtubina 9′, Toro 26′, Gjoni 45′)
Flamurtari – Tirana 1-0 (Cale 49′)
Teuta – Lushnja 4-0 (Vecaj 30′, 31′, Vila 50′, Latifi 60′)