Nesër do të luhen ndeshjet e kthimit për llogari të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Teorikisht, 16 skuadra kanë “larë duart” me këtë kompeticion, ku tetë prej tyre kanë marrë rezultatin e dëshiruar dhe tetë të tjera janë dorëzuar që në start.
Por, janë 16 skuadra të tjera që nesër duhet të luajnë me doemos për të kaluar në raundin tjetër. Në grupin A, takimet: Sopoti -Tirana, Butrinti – Skënderbeu, Dinamo – Pogradeci dhe në grupin B takimet Iliria – Flamurtari, Kamza – Korabi, Shënkolli-Teuta, Besa-Tërbuni; këto ekipe duhet që të japin maksimumin për të marrë fitore apo çdo rezultat që i kalon në raundin e dytë të Kupës.
Kështu, trajnerët dhe lojtarët e ekipeve respektive janë të karikuar për të fituar me çdo kusht takimet që kanë në përgjegjësi për të hedhur një hap më tej.
Grupi A
Sopoti-Tirana 1-1
Shënues: Çota 86′ (11-m) / G. Lika 43′
Butrinti-Skënderbeu 1-1
Shënues: Dobra 31′ / Malaj 85′
Turbina-Laçi 0-2
Shënues: Hyseni 5′, Biba 29′
Tomori-Kukësi 0-3
Shënues: Rangel, 41′ 75′ (11-m), Guri 85′
Shkumbini-Bylis 1-3
Shënues: Aliaj 77′ / Simiç 11’, Meto 47′, Dervishi 75′
Dinamo-Pogradeci 2-1
Shënues: Tragaj 40′ (11-m), Osuagu 67′ / Bangoura 69′
Elbasani-Luftëtari 0-1
Shënues: Satonjo 35′
Lushnja-Apolonia 1-3
Shënues: Gjyla 45’ / Uzuni 1’, 24′, 46′
GRUPI B
Iliria-Flamurtari 1-0
Shënues: Zira 88′
Kevitan-Partizani 1-5
Shënues: Toska 16’ / Jaupaj 17’, Bardhi 19’, Vatnikaj 21′, Azubel 58′, 69′
Kamza-Korabi 1-1
Shënues: Rezi 52’/ Prençi 89’
Mamurrasi-Vllaznia 0-3
Shënues: Vaizer 20′, Pjeshka 30′, Vrapi 55′ (11-m)
Erzeni-Besëlidhja 1-3
Shënues: Pasha 85′ / Djalo 28′, Sidibe 55′, Diop 60′
Shënkolli-Teuta 0-0
Besa-Tërbuni 1-1
Shënues: Dollani 49′ / Kiri 92′
Burreli-Kastrioti 3-1
Shënues: Ajazi 48′, Salaj 61′, Sala 67′ (aut) / Xhaferri 78′