Të mërkurën rikthehet Kupa e Shqipërisë, e cila do të sjellë përballje interesante në të dy grupet e saj. Vlen të theksohet fakti se nga skuadrat e elitës mungon Korabi, i cili u eliminua nga Kamza. Ndërsa përplasin brirët vetëm dy ekipe të Superiores, Luftëtari dhe Tirana.
Ndeshjet janë planifikuar që të nisi në orën 14:00 në të gjitha stadiumet, teksa në tetë përballjet, optimizëm ka te skuadrat që luajnë në elitë, ndërsa ato që vijnë nga Kategoria e Parë janë thjesht shëtitës në këtë fazë.
KUPA E SHQIPERISE, TURI I DYTE 26 tetor 2016
Grupi A
APOLONIA-SKËNDERBEU
DINAMO-KUKËSI
BYLIS-LAÇI
LUFTËTARI-TIRANA
Grupi B
KASTRIOTI-TEUTA
BESËLIDHJA-PARTIZANI
KAMZA-VLLAZNIA
TËRBUNI-FLAMURTARI