Kupa e Shqipërisë do të rikthehet të mërkurën me ndeshjet e kthimit të Turit të Dytë të saj. Janë luajtur ndeshjet e para, të cilat kanë dhuruar rezultate surprizë, por edhe të pritshme. Siç është rasti i Kukësit dhe Vllaznisë, skuadra që pothuajse kanë kaluar në fazën tjetër.
Ndërsa në pritje të ndeshjes së kthimit më së shumti janë Skënderbeu e Partizani, ekipe që kanë humbur në transfertë, ndërsa Laçi si fitues në fuqi i këtij trofeu ka barazuar në Ballsh me rezultatin 1-1 në sfidën e parë.
Tirana ka marrë rezultat të kënaqshëm, 4-1 ndaj Luftëtarit, ndërsa Flamurtari në Pukë u ndal në barazimin 3-3. Situatë jo e kënaqshme për durrsakët që humbën në transfertë, ndaj kjo mesjavë pritet që të jetë e zjarrtë, pasi ende nuk është siguruar kualifikimi për më tej.
Grupi A (E mërkurë, ora 13:30)
Skënderbeu – Apolonia 1-2
Kukësi – Dinamo 2-0
Tirana – Luftëtari 4-1
Laçi – Bylis 1-1
Grupi B (E mërkurë, ora 13:30)
Partizani – Besëlidhja 0-1
Teuta – Kastrioti 1-2
Vllaznia – Kamza 2-0
Flamurtari – Tërbuni 3-3