Kupa e Shqipërisë ka arritur në fazën gjysmëfinale, ndërsa nesër do të mësohen përballjet mes katër skuadrave pjesëmarrëse, ku Tirana, Skënderbeu, Besëlidhja dhe Teuta do të mësojnë kundërshtarët.
Shorti do të hidhet në ambientet e FSHF-së, ndërsa janë caktuar datat kur do të luhen ndeshjet e para dhe ato të kthimit.
Gjysmëfinalet e para do të luhen më datë 5 prill, ndërsa sfidat e kthimit më 19 prill.