Kukësi niset drejt Azerbajxhanit me një mision shumë të vështirë përballë Qarabag. Ndonëse barazimi 0-0 i ndeshjes së parë lë gjithçka të hapur përsa i përket kualifikimit, verilindorët do ta kenë shumë të vështirë kundër ekipit të Ansi Agollit.
Sikur të mos mjaftonte eksperienca e madhe e vendasve, Kukësi do të ketë tashmë kundër edhe tifozerinë e cila pritet të jetë e shumtë në shkallët e stadiumit.
Në bazë të njoftimit të nxjerë nga vetë klubi azer, deri tani janë shitur mbi 1/3-ta e biletave në stadiumin kombëtar të Bakus, e deri ditën e ndeshjes numri pritet të rritet akoma më shumë. E ndërkohë që në “Loro Boriçi” tifozët ishin me pikatore, azerët po tregojnë interes të madh për ekipin e tyre, në këtë përballje të rëndësishme.