KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0 (FT)
(Cordeiro (p) 53′)
Stadiumi “Kamëz”
Ora 14:00
Kukësi: Frashëri, Cuculi, Shameti, Krasniqi, Cordeiro, Dzaria, Limaj, Ethemi, Spehar, Çyrbja Trajner: Armando Cungu.
Skënderbeu: Teqja, Abazi, Aliti, Sambou, Vangjeli, Dita, Muzaka, Demte, Bregu, John, Fili Trajner:Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90’+4- Kukësi fiton ndeshjen dhe i bën favor Partizanit për titullin. Skënderbeu nuk fiton prej 3 ndeshjesh.
90’+1- Cordeiro lë fushën për Rumbullakun.
90′- Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë.
73′- Fili provon të depërtojë. Krasniqi i mbyll rrugën.
71′- Gripshi hyn në fushë për Otto John.
68′- Largohet Dino Spehar dhe hyn në fushë Reginaldo. Spehar ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.
67′- Dita gjuan jashtë zone, por godet jashtë kuadratit.
65′- Shameti merr goditje të fortë në këmbë. Kapiteni ngrihet pa probleme.
65′- Cungu bën gati Reginaldon.
64′- Skënderbeu provon nga krahu i majtë. Otto John kapet në pozicion jashtë loje.
53′- Corderi merr përsipër penalltinë dhe shënon me lehtësi.
52′- Teqja e tepron mbajtjen e topit dhe shkakton penallti.
46′-Starton pjesa e dytë.
45’+1- Mbyllet pjesa e parë.
45′- Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.
37′- Fili gjuan në mënyrë ekslente. Bregu nuk shënon dot as nga një metër larg.
35′-Armando Cungu nxjerr në nxehmje Reginaldon.
34′- Dita shkakton faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
27′- Kukësi fal prapë. Dzaria ka rast të pastër, por s’di të shënojë.
25′- Kukësi dominon ndeshjen. Skemë nga goditja standarte, por Kukësi del “huq” sërish.
22′-Goditje dënimi për Kukësin. Ethemi ka hapësirë, por rrëshket dhe gjuan keq.
21′- Muzaka me probleme. Mesfushori shtrëngon dhëmbët nga dhimbjet.
14′- Cordeiro rrëzohet. Braziliani ndëshkohet me karton të verdhë.
13′- Ethemi prish atë që bëri vetë. Kundërsulm i bukur po bën keq.
4′-Vangjeli kroson. Bregu gjuan bukur, por topi bllokohet.
1′- Fillon supersfida. Skënderbeu shkelmon topin e parë.