Kukësi ndjen se një rival të fortë këtë vit për titullin kampion do të ketë edhe bardheblutë, të cilët në merkaton e verës kanë punuar mirë duke bërë “goditje” të mirëmenduara për repartet që më parë kanë qenë problematikë.
Në miqësoren e zhvilluar sot në stadiumin “Selman Stermasi” nuk ka pasur vetëm tifozë, gazetarë, drejtues të klubeve respektivë apo menaxherë, por edhe spiunë nga klubet që e ndiejnë veten rivalë me bardheblutë.
Pikërisht kanë qenë pjesëtarë të Kukësit, menaxheri i klubit Naim Halili dhe disa të tjerë, ata të cilët kanë ndjekur pjesën e parë të ndeshjes Tirana – Apolonia, ku kanë vëzhguar prurjet e fundit dhe vendosjen në fushë që ka bërë trajneri Ilir Daja. Nga burime pranë skuadrës verilindore, bëhet me dije se e shohin të vështirë garën me Tiranën në kampionat pas përforcimeve të fundit.