Ylli Shameti do të jetë një rikthim i rëndësishëm për Kukësin në takimin kundër Partizanit.
Mbrojtësi i qendrës ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë sot në qendër të repartit defensiv së bashku me Albi Allën.
Ndërkohë që Entonio Pashaj rikthehet në gatishmëri pas mungesës në takimin kundër Laçit, pasi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Tiranës 2 javë më parë.
Edhe Lena do të jetë titullar, ndërsa mungesa e madhe do të jetë Izair Emini.
Formacioni i Kukësi kundër Partizanit
Moduli 4-4-1-1
Koliçi
Pashaj Shameti Alla Hallaçi
Dvornekoviç Lena Musolli Karioka
Hasani
Pejiç