Kukësi sot në orën 14:00 do presë në “Zeqir Ymeri” ekipin e Laçit. Një ndeshje e vështirë kjo për kuksianët që do kenë përballë që iu ka hapur shpesh probleme në vitet e fundit. Për këtë arsye dhe duke menduar vështirësitë që mund të paraqesë ky takim, drejtuesit e klubit verilindor kanë vendosur që sot ta lënë hyrjen e lirë në stadium.
Për të parë ndeshjen e sotme nuk do paguhet asnjë qindarkë nga tifozët e Kukësit. Kjo bëhet edhe për faktin për të afruar sa më shumë mbështetës në stadium që në javët e fundit kanë munguar për ekipin kampion të Shqipërisë.