Kukësi ka mbyllur seancën e radhës të planifikuar nga stafi teknik. Skuadra verilindore ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi verilindor bënte me dije:
“Skuadra e Kukësit ka mbyllur përgatitjet për ditën e sotme. Ekipi ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore. Përgatitjet janë zhvilluar në kompleksin sportiv “Internacional”, në Pezë. Verilindorët nën “regjinë” e teknikut Gjoka kanë aplikuar një seancë për rreth 90-minuta me karakter fiziko-teknik.
Ekipi po përgatitet për ndeshjen e së shtunës ndaj Lirisë së Prizrenit. Miqësore kjo që do të zhvillohet në stadium “Përparim Thaçi”, në orën 15:00. Trajneri do të marrë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion për t’i dhënë mundësinë të gjithëve”, përfundon njoftimi i Kukësit.