Kukësi do të luajë ditën e sotme në Korçë në kuadër të javës së tetë të Superiores. Pikërisht për këtë takim trajneri Gjoka duhet të vuajë mungesën e Izair Eminit, i cili është i dëmtuar. Në këtë mënyrë trajneri verilindor me shumë gjasa do të luajë vetëm me një sulmues në majën e sulmit, Pero Pejiçc. Sigurisht verilindorët shkojnë për një rezultat pozitiv në stadiumin “Skënderbeu”, teksa një gjë të tillë e deklaroi edhe trajneri Gjoka në konferencën për shtyp ditën e djeshme.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.