Kukësi vuan shumë mungesën e një “bomberi” në skuadër. Pas largimit të sulmuesit Sindrit Guri kukësianët afruan në skuadër Reginaldon, por dhe ky i fundit edhe pse ka shënuar 6 gola deri më tani më fanellën e Kukësit nuk është një “pykë” e mirëfilltë. Në Kukës janë vënë në kërkim të një sulmuesi dhe pas largimit të Haris Harba do të kërkojn një sulmues në merkaton e janarit.
Petar Kuniç është emri më i kërkuar në listën e kukësianëve që e kërkuan në merkaton e verës, por që nuk arritën akordin për shkak të rrogës së lartë të kërkuar nga sulmuesi. Kuniç aktivizohet në Greqi te skuadra e Larisës dhe ka humbur vendin e titullari ku në 8 ndeshje të luajtura nuk ka shënuar asnjë gol. Në Kukës janë të gatshëm të përfitojn nga situata e lojtarit për ta afruar në skuadër.