Pas shkarkimit të trajnerit Cungu, Kukësi ka nisur pregatitjet nën drejtimin e trajnerit Ramadan Ndreu. Skuadra është përqëndruar te ndeshje e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Sfida më e rëndësishe për verilindorët pasi nga ky takim mund të varet dhe fatet e kampionatit duke parë që diferenca ndaj Partizanit është +9. Drejtuesit e klubin po mendojnë të zhvendosin takimin në Shkodër dhe jo në Elbasan ku kanë luajtur ndeshjet e fundit. Shkak bëhet afërisa mes Tiranës dhe Elbasanit pasi drejtuesit e klubit i druhen dyndjes së tifozerisë mike.
Në këtë mënyrë po mendojnë që këtë takim ta luajnë stadiumin “Loro Boriçi”. Kukësi nuk do të ketë në dispozicion kapitenin e skuadrës, Ylli Shameti. Qendërmbrojtësi nuk ja del që të jetë gati për këtë takim dhe pritet që të qendroi jashtë 2-4 javë nga dëmtimi që ka pësuar. Por, jo vetëm Shameti, por edhe mbrojtësë Cuculi me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Trajneri Ramadan Ndreu nuk do të ketë në dispozicion dy nga lojtarët kryesorë në skuadër, por priten të rikthehen Ëilliam Corderio dhe Simon Rrumbullaku.