Kukësi nuk arriti të dilte i pamposhtur në sfidën miqësore të zhvilluar në Turqi ndaj kryesuesve të kampionatit turk Basaksehir. Në takimin e zhvilluar në “Maxxx Royal Belek Resort”, verilindorët u mposhtën me rezultatin 2-1 nga skuadra e Stambollit. Golin për skuadrën e Armando Cungut e realizoi mesfushori Arbër Çyrbja në minutën e 79-ë.
Ky ishte testi i parë miqësor përpara nisjes së fazës së dytë të kampionatit.
Nënkampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë një tjetër test miqësor me rusët e Rostovit në orën 17:00.