UEFA ka publikuar emrat e albitrave të ndeshjes së kthimit mes Kukësit dhe Torpedos që do të luhet të enjten në “Elbasan Arena”.
Gjyqtari kryesor do të jetë zvicerani Alen Bieri, i cili së fundmi ka gjykuar edhe ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës të zhvilluar në Zvicër më 29 maj dhe të fituar me rezultatin 3-0 nga kombëtarja më e re në Ballkan. Anësorët janë Alen Heiniger dhe Matias Sbrisa ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Paskal Erlashner.
Bieri 39-vjeçar është gjyqtar i FIFA-s që prej vitit 2011, ndërsa si profesion të parë ai ka marketingun.