Kukësi është skuadra e vetme që mban gjallë shpresën e shqiptarëve në Europë. Verilindorët e nisën aventurën në Champions League, ku në raundin e parë eleminuan Valletta-n, ndërsa në turin e dytë, shorti i vendosi përballë Qarabag, ku në takimin e parë në “Loro Boriçi” e mbajtën ndeshjen 0-0, kurse në Azerbaixhan u mundën me rezultatin 3-0.
Megjithatë aventura për verilindorët nuk ka përfunduar ende, pasi tashmë do të luajnë në Europa League dhe përballë do të kenë kampionët e Gjeorgjisë, Torpedo Kutaisi. Takimi i parë do të luhet në transfertë dhe sigurisht që presidenti Safet Gjici ka gati një premio për skuadrën, në mënyrë që të jenë sa më të karikuar në tëtë raund.
Në rast triumfi, paratë mund të derdhen “lum”, por nëse Kukësi nuk kalon më tej Gjici do të bëjë gati një “furtunë” në skuadër. Presidenti kërkon gjithmonë maksimumin nga skuadra e tij dhe në asnjë mënyrë nuk e pranon humbjen, kështu që në rast se diçka e tillë ndodh, atëherë në kampin verilindor mund të ketë ndonjë “eksod” të mundshëm.