Kukësi do të luajë kundër maltezëve të Valetës, ndeshje e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League. Sot, UEFA ka përcaktuar datën dhe orën fikse se kur do të luhet ky takim. Mësohet se kjo sfidë do të zhvillohet në datën 11 korrik në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ndërkohë ekipi verilindor po punon intensivisht duke u përgatitur në Slloveni për këtë takim mjaft të rëndësishëm, ku sigurisht synohet rezultat pozitiv duke qenë se ndeshja e parë luhet përballë publikut shqiptar.