Në momentin që po zhvillohet ndeshja midis Kukësit dhe Tiranës, gazetari i Supersport Glend Tafaj ka zbuluar një batutë të teknikut të Kukësit Armando Cungu.
Futbollisti Donjet Shkodra po luan i sforcuar në këtë takim pasi është dëmtuar, por ai nuk i ka vënë veshin urdhërave të trajnerit Cungu. Ky i fundit tha se arbitri Jorgji mund ta ndihmojë se si duhet të rri në fushë.
“Shkodra nuk e ka mendjen se çfarë i them unë sepse është i përqëndruar te Jorgji. I tregon Jorgji më mirë se ku duhet të vendoset”, mësohet të ketë thënë Cungu gjatë ndeshjes, që është në shifrat 0-0.