Danilo Alvesh pritet të jetë mungesa më e madhe e trajnerit Ilir Daja në ndeshjen e Flamurtarit kundër Partizanit. Sulmuesi brazilian nuk është gati për të qenë në fushë ndaj të kuqve për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën e 2 nëntorit kundër Kukësit, ku vlonjatët fituan 1-2.
Newsport.al mëson se ai nuk është stërvitur me skuadrën që prej transfertës verilindore. Shpresohet që rikuperimi i tij të mos marrë shumë kohë duke qenë se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës vlonjate.
Kujtojmë që Alvesh ishte protagonist në atë fitore 2-1 të Flamurtarit ndaj Kukësit me gol dhe asist. Tashmë sfidën e kuqezinjve ndaj të besuarve të Skënder Gegës, që luhet të premten në orën 18:00, është i detyruar ta ndjekë nga tribuna.