Ditën e nesërme Kukësi , do të ndeshet me Skënderbeun, në orën 14:00, në stadiumin e Kamzës. Kjo ndeshje për ekipin verilindor , nëse do të ketë ende shpresa për të marrë këtë titull, duhet me patjetër të mbyllet me një fitore. Kështu që klubi i bën lajmëron tifozat, për mbështetje masive, madje lejon dhe hyrjen falas, në tribunën përballë asaj qëndrore.
Njoftim!
Futboll Klub Kukësi njofton të gjithë tifozët dhe sportdashësit në tërësi për çmimet e biletave të ndeshjes së Javës XVI, e vlefshme për Kategorinë Superiore, Kukësi – Skënderbeu.
Konkretisht, çmimet e biletave për tribunën qendrore kushtojnë 1000 lekë të reja.
Në tribunën A dhe B, tek të cilat përfshihet dhe sektori i miqve, bileta kushton 200 lekë të reja.
Ndërsa tribuna përballë asaj qëndrore do të jetë pa pagesë.