Kukësi nuk ka mundur të kalojë në fazën tjetër të Europa Leagues edhe pse ka fituar takimin e sotëm ndaj Torpedos me rezultatin 2-0. Rezulitati 5-2 në ndeshjen e parë e ka bërë të vështirë punën e nënkampionëve për të shkuar më tej.
Pas përfundimit të sfidës, ka folur trajneri i verilindorëve, Armando Cungur. Edhe pse disi i mërzitur, tekniku ka pranuar se ndeshja ishte e vështirë pasi dhe kundshtari ishte i tillë, duke falenderuar në fund lojtarët për lojën e zhvilluar në fushën e blertë mbrëmjen e sotme.
“Është e vështirë për të thënë nëse kaloi ekipi më i mirë. Shpërdoruam shumë rsate. Gjej rastin ti komplimentoj miqtë. Jo për mu për për çdo trajner rezultati i takimit të parë ishte i thellë për ne. Edhe pse e përgatitëm lojën, nuk ia dolëm. Me pak fat mund të ishim kualifikuar. Skuadra ka ndryshuar, Alla i ka dhënë ekulibër tjetër ekipit. Lidhur me vonesat në aeroport, vonesa e Rexhilandos dhe të gjitha këto kanë ndikuar në rezultat. Kukësi nuk e ka mbyllur merkaton, së bashku me presidentin po punojmë për të afrime të reja. Dëshira për ne për të përforcuar ekipin është e madhe por duhet thënë që nuk është e lehtë. Nuk ka rëndësi çfarë repartesh, kampionati është i gjatë dhe në këtë mënyrë nevojitet një kontigjent i nevojshëm për të përballuar kampionatin. Largime? Nuk jam unë përsoni që bëj largime, nuk është pjesë e punës time, mbi të gjitha nuk kemi patur kohë të marrim frymë, do ulemi të gjithë dhe do flasim. Kukësi kampion? Objektivi ynë ai është. Kukësi është që prej 6-7 vitesh faktor në futbollin shqiptar. Do i përshëndes çuanët për lojën”, ka thënë Cungu për mokrofonin e RTSH-së.