Klubi i Kukësit njoftoi për rikonstruksionin e stadiumit “Zeqir Ymeri” shumë kohë më parë, madje u prezantua dhe një projekt i cili u pëlqye nga të gjithë. Tifozët u lumturuan për këtë lajm të mirë, i cili deri tani ka mbetur thjesht në letra.
Ndërkohë që koha kalon, nuk ka ende asnjë shenjë për nisjen e punimeve. Sigurisht që kjo vonesë është në dëm të verilindorëve, të cilët edhe sikur të nisin tani punimet, zor se merr liçensën për sezonin e ardhshëm. Në këto kushte, nënkampionët do të deytohen të luajnë Shkodër, situatë kjo e sikletshme për lojtarët dhe stafin për sezonin e ri.
Kukësi pritetë të zhvendoset në Shkodër jo vetëm për Europën por edhe për sezonin e ri, kjo pasi imapianti aktual përveçse është i degraduar është dhe i rrezikshëm për lojtarët për shkak të fushës që është jashtë standarteve për zhvillimin normal të stërvitjeve apo dhe ndeshjeve për sezonin e ardhshëm.