Me përfundimin e ndeshjeve të mbetura të raundit të dytë të Europa League janë zyrtarizuar dhe ndeshjet e fazës së tretë të kompeticionit të nivelit të dytë europian të klubeve.
Nga 36 duelet e mbetura do të përcaktohet më tej dhe ekipet që do të luftojnë në fazën e fundit të play-off për të garantuar pjesëmarrjen në fazën e grupeve.
Nga ekipet shqiptare në garë ka mbetur Kukësi, të cilët u eliminuan nga raundi i dytë i Champions League dhe morën të drejtën për të marrë pjesë në fazën eliminatore të Europa League.
Sipas përcaktimeve, verilindorët përballen me skuadrën gjeorgjiane të Torpedo Kutaisit.
Vendosja e ndeshjeve është krijuar nga kryqëzimi i dy rrugëve: skuadrat e skualifikuara nga Champions League dhe ekipet që kanë përparuar direkt nga fazat graduale të Europa League.
Raundi i tretë do të luhet midis datave 9 dhe 16 gusht.