Gledi Mici është një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos së verës, ku interesimi është i madh si nga Partizani, Skënderbeu, Flamurtari dhe skuadra të tjera që nuk janë shfaqur haptazi. Por, drejtuesit verilindor i kanë siguruar shërbimet e tij deri në fund të sezonit 2017-2018. Pra, kontrata e tij është e vlefshme dhe për dy vitet të tjerë.
Drejtuesit e skuadrës verilindore kanë verifikuar gjithçka dhe në dokumentat e tyre rezulton se ai mbetet pjesë e Kukësit edhe për të ardhmen. Nga ana tjetër, Partizani nuk ka mundur që të sigurojë shërbimet e fierakut, edhe pse ishte në garë me Kukësin, të cilën e ka pasur të humbur që në start. Kështu, të kuqtë tashmë duhet të mendojnë për një mbrojtës krahu, i cili duhet të mbajë peshë në prapavijë.