Kukësi ka mbyllur seancën e radhës përgatitore në prag të ndeshjes me Dinamon. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bëhet e ditur që verilindorët do të zhvillojnë dhe një tjetër seancë pasdite duke mbyllur në këtë mënyrë përgatitjet për sfidën me Dinamon.
“Ekipi i Kukësit ka zhvilluar stërvitje në palestër paraditen e sotme. Lojtarët kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe kanë punuar me programe të ndryshme në bazë të nevojave fizike që kanë.
Pasdite, ekipi do t’i nënshtrohet edhe një seance në fushën e madhe në kompleksin “Internacional”, në Pezë dhe do t’i japë fund përgatitjeve para ndeshjes me Dinamon, ditën e nesërme, në orën 14:00, e vlefshme për turin e dyte të Kupës së Shqipërisë”, shkruhej në njoftimin e Kukësit.