Kukësi ka arritur akordin me sulmuesin Elis Bakaj, dje është bërë zyrtarizimi dhe prezantimi brenda një periudhe të shkurtër kohore. Fantazisti do të jetë lojtari kryesor te verilindorët, së bashku me Otoçian dhe Aliev, do synojnë të shënonjnë aq gola sa Kukësi të mund të dalë sërish kampion.
Një detaj i rëndësishëm është fakti, se për të bindur sulmuesin për arritjen e kësaj marrëveshjeje, presidentit Safet Gjici i është dashur të sakrifikojë shumë. Ai ka vendosur të ofrojë 70 mijë euro për këtë kontratë të re. Ky vendim për të “mbuluar me ar” fantazistin ka ardhur për të zbutur situatën e krijuar brenda klubit pas largimit të kroatit Pejiç dhe Eminit. Kjo është vlera që do përfitojë Bakaj nga kjo kontratë e re me verilindorët.