Skuadra e Luftëtarit këtë sezon që sapo është mbyllur ka arritur një rezultat historik, duke u kualifikuar kështu për në fazën e eleminatoreve të Europa League. E gjitha kjo ishte një meritë e trajnerit Hasan Lika, i cili bëri një skuadër shumë të fortë dhe me lojtar mjaft të mirë, që në në sezonin e ardhshëm do të luajnë jashtë vendit, siç është rasti i Kristal Abazaj.
Megjithatë, pavarësithë punës që tekniku zhvilloi, drejtuesit e skuadrës nuk i kanë besuar për vitin e ardhshëm dhe sezonin 2018-2019-të do të drejtohet nga kroati Milos Kostiç.
Lika për momentin është pa skuadër dhe nuk dihet nëse në sezonin e ardhshëm do marrë drejtimin e ndonjë skuadre në vend, megjithëse të gjitha ekipet e Superiores duken të kompletuara në këtë repart.