Ish-trajneri i Romës, aktualisht trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka uruar verdhekuqtë pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Champions Leagues.
Për Premium Sport, strategu italian ka komplimentuar ish-skuadrën e tij për fitoren 3-0 ndaj Barcelonës, që dukej aq e pabesueshme, por pas 90-të minutave katalanasit u larguan kokulur nga Oliompico.
“Mendoj se ishte një ndeshje perfekte. Dua të komplimentoj gjithë romakët, është një rezultat shumë i rëndësishëm për gjithë Italinë, sepse kudo flasin për kualifikimin e tyre”, u shpreh ish-numri një i Romës.