Mbrëmë, kryeministri Edi Rama ishte në një debat televiziv me studentët për protestat që këta të fundit kanë nisur për uljen e tarifave të shkollimit. I pari i qeverisë replikoi me disa prej tyre, por në mediet online nisi të raportohej se ata që debatonin me kryeministrin, ishin pjesë e Forumit Rinor të Partisë Socialiste.
I këtij mendimi duket se është edhe zëvendës-presidenti i Skënderbeut, Arlind Boshku. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Në Top-Channel paska Portokalli edhe sonte”, përfundon ai duke iu referuar emisionit humoristik që transmetohet çdo fundjavë në këtë televizion.