Real Madrid po kalon një moment shumë të vështirë me disa rezultate rresht zhgënyese. Madrilenët duket se nuk po arrijnë të mbulojnë boshllëkun e lënë nga Kristiano Ronaldo, e për këtë në merkaton e ardhshme pritet të hidhen në sulm për përforcime.
Për këtë presidenti Florentino Perez duket se i ka synimet e qarta, me spanjollët që po vrojtojnë prej kohësh Raheem Sterling të Manchester City. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, me sulmuesin anglez që do ishte goditja më e madhe e galaktikëve që pas afrimit të Gareth Bale po nga Premier League.