Taktika ekstremisht mbrojtëse e përdorur nga trajneri Hoze Murinjo në takimin e djeshëm kundër Liverpulit është vendosur në shënjestër të kritikëve.
Liverpuli barazoi 0-0 në shtëpi kundër “djajve të kuq”, ndërsa këta të fundit menduan në çdo moment për të mos humbur këtë takim, duke u mbrojtur me forca të shumta.
Xhimi Karager, ish-mbrojtësi legjendar i Liverpulit, pas takimit është shprehur” Mançesterit nuk i shkon kjo lojë e tillë”, duke kritikuar taktikën e trajnerit Hoze Murinjo.