Kanë kaluar 5 muaj që nga që Kristiano Ronaldo ka mbërritur në Torino. Edhe pse nuk e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme portugezi ka arritur të shënoi 10 gola dhe 6 asisite në 19 ndeshje midis kampionatit dhe ‘Champions League’.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, tifozët janë të mbrekullueshëm dhe Juventusi është një klub fantastik. Real Madrid? Tashmë është e shkuara, Juventusi është zgjedhja më e mirë që kam bërë. Është grupi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë. Messi? Të veprojë njësojë si mua, të largohet nga Spanja për të luajtur në kampionatin italian. Zhgënjimi për Topin e Artë? E meritoja Topin e Artë, numrat e tregojnë qartë këtë gjë. Jam këtu për të fituar, por mendoj gjithmonë që Champions League nuk duhet të jetë një fiksim për ne” u shpreh portugezi.